PS: Po marrin nga Serbia materiale të riciklueshme
Deputeti Besnik Baraj bëri thirrje për të votuar pr/ligjin për importin e mbetjeve duke nënvizuar se ky projekt ka ndryshuar në mënyrë substanciale nga pr/ligji i qeverisë Berisha.
“Eshtë më kollaj të sjellësh disa ton miell të kontaminuar sesa disa ton mbetjesh të rrezikshme” tha Baraj.
Baraj shtoi se 15% është rritur niveli i aktivitetit riciklues në vendet e zhvilluara dhe kjo industri punëson mijëra familje ndërkohë Shqipëria po merr nga Serbia materiale të riciklueshme
Besnik Baraj: “Sot është një panoramë krejt tjetër. Rrymat e mbetjeve praktikisht kanë ardhur por kanë ardhur në një formë tjetër, ndërsa përpara vinte rryma e mbetjeve, transformohej në granula nga industria ricikluese dhe përdorej për të përfituar produktet përkatëse dhe kjo eksportohej në masën 70-80 % në BE sot ata nuk vijnë në atë formë, ku të përdoret fuqia punëtore shqiptare por procesohet në Itali ose Gjermani.
Pra mbetja procesohet atje dhe vjen në Shqipëri në formë granulash. Kjo vjen me një kosto shumë të lartë dhe kjo ka bërë që industritë ricikluese me prodhimet e veta nuk konkurojnë dot qoftë në tregun ndërkombëtar apo në atë vendas.
Është kjo arsyeja që një sërë biznesesh të rajonit përfshi Serbinë po zënë tregun shqiptar sepse këto masa shtrënguese ekonomike në ato vende nuk ekziston.
Shqiptari merr produkte të ricikluara por tashmë të prodhuara në Serbi apo një vend tjetër. Kemi një biznes shqiptar dhe teknologjia e tyre është më e mira që kemi parë në ndonjë vend në BE.
Edhe kryeministri në mbledhjen e grupit të PS-së është prononcuar dhe ministri i Financave e mbështeste. Të hiqet tatimi që ekziston për grumbullimin e plastikave në Shqipëri. Ka një kosto prej 50 lekë për kg. Nuk ekziston në asnjë vend të rajonit është kjo arsyeja që biznesi vendas nuk është konkurues.
Në këtë fazë kritike që të mos transferohen në vëndet e rajonit në Maqedoni, Mal të Zi etj për të kryer aktivitetet e tyre kur këto masa kufizuese nuk ekzistojnë ne duhet ti mbajmë këtu në mënyrë që mirëja familje të jetojnë nga ky lloj biznesi
KOHA JONË SONDAZH

