PS propozon Vangjel Kostën dhe Albana Shtyllën për anëtarë të KLD

Vangjel Kosta, aktualisht avokat, u dekretua nga ish-Presidenti Bamir Topi në vitin 2010 për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por mazhoranca parlamentare e drejtuar nga PD e rrëzoi poshtë këtë kandidaturë.

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në atë kohë sqaroi se Kosta kishte dhënë disa dënime politike gjatë regjimit komunist, madje edhe në grahmën e fundit të nomeklaturës.

Por Kosta në një reagim të asaj kohe ka sqaruar se ka punuar si gjykatës para viteve ’90, por nuk ka dhënë në jeten e tij ndonje vendim politik sikurse u akuzua nga PD. Madje në sqarimet e bëra rreth 4 vjet më parë, Kosta ka pohuar se gjate 25 viteve si jurist ka dhënë një vëndim në vitin 1989 për një grup të rinjsh që rrembyen një anije për të ikur në Itali dhe pikerisht për këtë vendim ai u sulmua nga sistemi dhe u detyrua të lërë detyrën.“

Ndërkohë Albana Shtylla aktualisht mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, ndërsa më parë ishte anëtare e KQZ-së, e propozuar nga Partia Socialiste.Shtylla ishte një nga anëtaret e KQZ që dha dorëheqjen pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013, bashkë me dy anëtarët e tjetë të këtij komisioni.

Tashmë pritet që kandidaturat e Kosta dhe Shtylla ti paraqiten Kuvendit për pozicionet e anëtarëve të KLD-së. Procedura për propozimin e dy anëtarëve të rinj të KLD nisi pak ditë pasi Kuvendi zyrtarizoi shkarkimin e Lulzim Lelcaj dhe Elvis Cefa si anëtarë të Këshillit.

SHKARKO APP