”PS shkeli marrëveshjen, prishën konsensusin për Presidentin”, Balla-PD-së: Le të vijojmë bisedimet
”PS shkeli marrëveshjen, prishën konsensusin”, pas kësaj akuze nga Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të vijojnë bisedimet dhe të depozitojnë kandidaturat.
“Kemi rënë dakord me të gjitha kriteret me parakushtet që ishin vënë aty, janë kritere të përcaktuar nga kushtetuta. Sa i përket procesit tre gjëra duhet të jenë themelore. E drejta e gjithë palëve për të propozuar, dakordësia ka qenë në raundin e dytë dhe tretë nuk do propozojnë dhe pastaj nëse nuk do jetë zgjedhur presidenti, e zgjedhim në raundin e katërt që duhet të vijën nga PS me firmat e grupit parlamentar.
Jemi të gatshëm që të negociojmë emra, tre grupet e opozitës mund të vijën me emra. Ata ia kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë, ti depozitojnë dy kandidaturat jemi të gatshëm që sapi ti depozitojmë të ulemi e të vlerësojmë mundësinë e votimi, nëse ne dhe grup i parlamentar i PS do i vendosin t’i mbështesin. Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshje dhe dokumenti tjetër, Dini gjë sesi mund të quhet dikush kandidat nëse ia nuk është depozituar me 20 firma mbështetëse”.
Pikat e marrëveshjes për të cilat PD pretendon se janë shkelur
Pika 4 e dokumentit:
Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare. Ndërkohë bashkëngjitur është edhe video e takimit ku zoti Balla e pranon me zë e figurë dokumentin e propozuar nga Grupi i PD. Ndërsa zoti Alibeaj, duke rënë dakord me zotin Balla, e thotë qartë se nëse një pikë e këtij dokumenti shkelet dhe nuk pranohet, atëherë konsiderohet tërheqje prej këtij dakordësimit nga ana e PS. Pra tashmë PS ka veç një zgjedhje: të mbështesë me firma kandidaturën e propozuar nga opozita dhe dakordësuar në negociata mes palëve. Rruga tjetër është po ashtu vetëm një: Të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shkelë rregullat e dakordësuar prej saj. Këtë e përcakton qartë pika 6 e dokumentit të Grupit të PD.
Pika 6 e dokumentit:
Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun.