PS shpall kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit, Lushnja ende pa një emër

Partia Socialiste ka zyrtarizuar në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt këtë mbrëmje, emrat e kandidatëve me të cilët do të jetë pjesë e garës së 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale, për 6 bashkitë e vendit. Për bashkinë e Lushnjes ka ende diskutime dhe emri do të vendoset në javën që vjen.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri: Kandidaturat janë përcaktuar, kemi ende një diskutim për Bashkinë Lushnje. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emirjona Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS.

Drejtuesja politike e PS për qarkun Shkodër, Edona Bilali: Pas propozimeve të bazës vendosëm që për bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni, që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Dibrës, Ulsi Manja: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjeç, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS-së, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier, Taulant Balla tha se ende nuk ka një emër konktret për Bashkinë Lushnje. Ai tha se emri i kandidatit do të zyrtarizohet më 1 shkurt.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë, Erion Veliaj: Vora ka qenë bashki që ka shkuar herë majtas herë djathtas. Kemi pafundësi projektesh që do transformojnë qytetin. Në Rrogozhinë do të vazhdojmë me Edison Memollën.

1-Kandidatja në Durrës do të jetë Emirjona Sako

2-Kandidati në Dibër do të Rrahim Spahiu

3-Kandidati në Vorë do të jetë Blerim Sheraj

4-Kandidatja në Shkodër do të jetë Majlinda Angoni

5-Kandidati në Rrogozhinë do të jetë Edison Memolla

SHKARKO APP