PS vë në rrezik zgjedhjet. Kompania sllovene që prodhon fletët e votimit: Nuk i realizojmë dot në kohë

Ankesat e PS në KQZ për formatin e fletës së votimit të 25 prillit kanë vonuar procedurën e prodhimit të fletëve duke rrezikuar që ditën e zgjedhjeve fleta e votimit të mos jetë gati.

Kompania sllovene “Cetis”, e cila ka fituar tenderin për printimin e fletëve të votimit, përmes një letre të drejtuar KQZ-së, shpreh shqetësimin për përmasat e mëdha të fletës së votimit. Kompania thotë se printimi dhe dërgimi i fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve siç është paraparë, në periudhën 12-22 prill, do të jetë një mision i pamundur.

“Duam tu vëmë në dijeni për disa limite në procesin e printimit që çdo kompani mund të përballet në një projekt të ngjashëm si ky i prodhimit të fletëve të votimit. Pasi ne kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizenjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimit, pasi ne të kemi dizenjuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimit të marrë nga KQZ.

Zakonisht ky proces merr 1 deri në 2 ditë dhe varet nga disa faktorë të brendshëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për tu printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet ti shtojmë edhe dy ditë të tjera për ti dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ.

Përsa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gje e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike. Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”.

SHKARKO APP