PSD distancohet nga incidenti me armë pranë zyrës në ”Ali Demi”: S’ka lidhje me ne, dënojmë aktet e dhunës

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), ka reaguar për incidentin e ndodhur këtë të martë pranë zyrës elektorale në zonën ”Ali Demi” në Tiranë. Kjo duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj. PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.

”Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”,-thuhet në reagimin zyrtar.

Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Një i ri është zënë me një tjetër person në zonën e Ali Demit. Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar. Telhallari sipas Policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?