Pse e pezulluat Altin Qaton, zoti Rrumbullaku?
Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë Altin Qato është pezulluar nga detyra gjatë një operacioni policor në autostradën Thumanë-Kashar, ku qindra protestues kishin bllokuar autostradën. Një video tregon atë duke renë më shpullë një protestuesi që po kundërshtonte me forcë. Nuk po inkurojmë askënd në polici të shkeli ligjin, por në operacione përplasje me turma ndodhin edhe këto. Natyrisht që Qato duhet të kërkojë falje për atë gjest, por e përsërisim shikoni pak se ç’po bëhet sot në vendin më demokratik, Angli.
Mjafton të shikoni sot nga Britania e Madhe në BBC se si policia jo vetëm i tërheq zvarrë protestuesit që kanë bllokuar autostradën në Rotherham, por i rreh live me grushta dhe shqelma si “dashin në karadak”.
Pse nuk i pezullojnë në Britani?! Sepse policët janë në krye të detyrës dhe kur kundërshtojnë policinë, kërcet druri live.
Shikoje pak BBC zoti Rrumbullaku!
Ndaj rikthe në punë Altin Qaton, zoti drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit sepse ka një jetë në polici dhe gjithnjë korrekt!/ D.M/.