Pse Edi Rama e urren kaq shumë Shqipërinë?

Nga Petrit Vasili-

Shqiperia nuk ka pasur asnje here nje kryeminister, qe e urren dhe e lufton Shqiperine si Edi Rama.

Duket qarte se urrejtja e tij eshte kaq e forte sa qe e ndalon te beje edhe veprimet me te thjeshta, qofshin ato edhe ne favor te tij dhe ruajtjes se imazhit te tij, qe rrenohet perdite e ne menyre te pandalshme.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do pranonte kurre qe Shqiperia te merrte damken e Kolumbise se Europes dhe do te shkarkonte me kohe Saimir Tahirin e kedo tjeter ne polici e perqark saj qe kjo te mos ndodhte kurre.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te pranonte ta conte Shqiperine si nje nga tre vendet me te korruptuara te botes dhe do te shkarkonte kedo minister drejtor apo nepunes sepse kjo damke turpi eshte shkaterrim per vendin.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te lejonte qe Shqipetia te shnderrohej ne vater te krimit te organizuar e te behej problem edhe per SHBA ,Europen,Lindjen e Mesme dhe Ameriken Latine.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te lejonte kurre qe ne vitin 2019 Shqiperia te merrte damken e votimeve te turpshme moniste si ato te 30 qershorit.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te sillej egersisht dhe armiqesisht me Kosoven duke mbeshtetur copetimin e kufijve te saj dhe perjashtimin e izolimin e saj ne favor te interesave me te zeza antishqiptare.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do ti shkaktonte Shqiperise shpopullimin me te frikshem dhe me trondites per ekzistences e vendit.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te pranonte te kriminalizonte parlamentin,pushtetin lokal dhe administraten shteterore duke i mbushur me njerez me te kaluar kriminale e duke i mbrojtur ata me cdo mjet.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te grabiste me kriminele votat e shqiptareve sic kane provuar boterisht dosjet 184 dhe 339.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te perçmonte e krahasonte shqiptaret me organet mashkullore sic paturpesisht ka bere Edi Rama ne mes te parlamentit.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do ta kthente Shqiperine ne lavatrice te parave te pista dhe do shkaktonte rikthimin serish te Shqiperise ne listen e zeze nga Keshilli i Europes dhe monitorimin nga Moneyval.

Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do ndalej perpara cdo veprimi apo sakrifice per te mos e katandisur Shqiperine ne kete gjendje mjerimi shoqeror,politik psikologjik dhe moral dhe do te ishte i pari qe do te jepte shembullin duke filluar nga vetja.

Çdo mendje normale do te bente pyetjen:

Pse e urren kaq shume Shqiperine Edi Rama?

Peng i kujt eshte Edi Rama qe ben gjithshka kunder Shqiperise?

Pse per shtate vite rresht Edi Rama i shtroi autostrada krimit ne vend qe te bente autostrada per Shqiptaret?

Nje gje eshte e qarte qe Edi Rama dhe atdhedashuria jane dy gjera, qe perjashtojne totalisht njera tjetren.

Edi Rama dhe urrejtja ndaj Shqiperise jane dy pjese te se njejtes gjëje.

Shqiperia kerkon sot si kurre me pare se paku nje kryeminister, qe e do vendin e tij.

Shqiperia kerkon sot qe te ndahet nje here e mire nga Esadizmi i Edi Rames, qe urrejtjen dhe shitjen e Shqiperise e ka menyre te jetuari,menduari e vepruari.

Shqiperia kerkon sot nje kryeminister patriot dhe jo nje renegat.

Shqiperia kerkon ethshem sot qe te ndahet nga helmi i urrejtjes dhe percarjes qe mbjell Edi Rama dhe rikthimin tek bashkimi dhe forca e atdheut dhe familjes.

SHKARKO APP