Pse nuk hapen listat 100%? Gjiknuri: Është problem numërimi

Në pikun e debatit politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku opozita kërkon lista të hapura 100% për zgjedhjet, PS-ja nga ana e saj thekson se kjo do të shkaktonte problem të numërimit. Kështu u shpreh Damian Gjiknuri nga PS-ja.

“Zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia. Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe një ekip dhe është elektorati që gjykon. Se dëgjoj edhe këta që thonë po pse nuk llogaritet vetëm individi pse partia, nëse ti si individ ke voto dil atje propozohu nga zgjedhësit. Në momentin që hyn me partinë politike ti ke edhe dividentin e forcës sime, që ka një elektorat të sajin. Atëherë nëse kryetari i partisë i shkon zgjedhësit me një listë jo shumë të përshtatshme zgjedhësit kanë mundësinë nga poshtë të ngrenë kandidatët që ata mendojnë që kanë mbështetjen më të madhe. Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që ti duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson. Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak. Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit. Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër”,- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP