Pse nuk ia kaloni Bashkisë së Tiranës aeroportin e Rinasit?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar sot në komisionet parlamentare që aeroporti ndërkombëtar i Rinasit të kalojë si pjesë territori e Bashkisë së Tiranës e jo si sot që është nën varësinë e Bashkisë së Krujës.
Edhe rruga nga Qafë Kashar deri në Rinas vazhdon të jetë pjesë e Fushëkrujës. Ajo sot ka disa kalime anësore, ku ka rrezik të madh për aksidente.
Në të vertetë nuk ka se si të konceptohet që territori i aeroportit të Rinasit të vazhdojë në pronësinë e Bashkisë së Krujës.
KOHA JONË SONDAZH

