Pse nuk ikën nga qeverisja? Rama-kritikëve: Kam një ”luf*ë”, do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030

Nga takimi me 6 mijë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet. Rama ka treguar për herë të parë se çfarë e bëri atë të futej në politikë dhe për të mos u larguar, siç thotë ai derisa ta çojë Shqipërinë në BE.
”Disa më pyesin ca dua unë akoma që nuk iki? Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Përgjigja është sa e thjeshtë aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. E dini, se nuk e kam thënë ndonjëherë.
Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë, kur u ktheva në shtëpi pas varrimit sikur u ktheva nga lufta. Me baltën deri në gju. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që ti thoja PO thirrjes së Fatos Nanos për tu përfshirë në qeveri.
Pastaj rruga e jetës politike, fati i shkruar më nxori në krye të bashkisë së Tiranës, tamam kur ishte mbledhur balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll. Ku pushtohej çdo pëllëmbë e lirë dhe pemët bini çdo ditë si njeri i pushkatuar. Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030. Kjo e imja është një luftë me historinë dhe për historinë”,-tha Rama.