Pse nuk u takua me Blinken? Basha: Komunikoj çdo javë me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë

Lulzim Basha i ftuar në një intervistë televizive, foli edhe për mungesën e tij në takimin me sekretarin amerikan Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

”Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë.

E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA. Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë”, thotë Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?