Pse protesta e PD-së u la më 6 dhjetor? Kreshnik Spahiu: S’ka lidhje me Samitin e BE-së

Pse Partia Demokratike dhe opozita do të protestojë më 6 dhjetor pas 12 nëntorit, kur në Tiranë do të mbahet Samiti i parë BE-Ballkani Perëndimor?

Ndryshe nga të tjetër, juristi Kreshnik Spahiu, thotë se arsyeja pse PD e ka lënë protestën në datë 6 dhjetor nuk ka lidhje me samitin e BE-së, por me gjyqin që do të përcaktojë se cili grupim brenda PD do të marrë buxhetin, logjistikën dhe vulën e partisë.

“Më datë 6 zhvillohet procesi gjyqësor që vendos cili grupim do mbaj buxhetin miliona euron që financon shteti shqiptar, kush do marrë logjistikën, logon traditën. Të marrësh PD do të thotë të kesh një thesar resursesh me të cilat mund të konkurrosh lehtë në zgjedhje. Sikur të kesh 2 banka të Zvicrës s’mund të konkurrosh me infrastrukturën e PD dhe PS në zgjedhje. Gjyqi është historik dhe fatal për atë që do humbë logon. Nuk ka lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha Spahiu për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?