Pse u shoqërua në polici Monika Kryemadhi? Ministri thotë “nuk e di pse!”
Nga Ylli Dylgjeri-
Pse u shoqërua në polici Monika Kryemadhi?
I ftuar në një intervistë në RTSH, ministri brendshëm, Lleshaj, tha se nuk e kishte kuptuar se përse ishte shoqëruar kryetarja e LSI-së, megjithatë nuk ishte interesuar që të pyeste për të, pasi nuk ndërhyn në punët e Policisë!
“Kam shumë pikëpyetje për shoqërimin e Kryemadhit. Nuk e kuptoj fare. Mua mu duk pa lidhje. Të gjitha ishin të filmuara, ndërsa kjo skenë nuk e di përse ishte shoqëruar. Nuk kam pyetur për të sepse nuk u bë zhurmë. Pikëpyetja ime është përse shkoi? Për çfarë e çuan? Nuk i pyes sepse janë punët e Policisë. Thjesht më bën përshtypje që nuk u bë zhurmë. Thjesht e kam kaluar pa pikë…,“ tha ministri brendshëm.
Atëhere po bëjme pak zhurmë ne, zoti Lleshi, meqë vetë e pranoni në TVSH se nuk është bërë mirë!
Keni shoqëruar në rrugë, në trotuarin e Ministrisë së Brendshme, Kryetaren e Partisë Levizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. E keni rrethuar me trupa, e keni izoluar, e më pas e keni shoqeruar nga krahët në furgonin e Policise për në komisariat…
Më tej nuk ka informacion.
Këto pamje u panë Live në TV nga publiku.
Atëhere pse është shoqëruar Monika Kryemadhi?
Ja ç’thotë Ligji i Policisë së Shtetit për detyrat e Ministrit në Nenin 9.
Ministri vërtetë nuk ndërhyn në pavarësinë operacionale të shërbimit të policisë dhe nuk përfshihet në drejtimin operacional të saj,
(neni 7, pika 3), por në Nenin 9, në pikën 1 thuhet drejtpërdrejtë:
DRETORI I POLICISE se SHTETIT
Drejtori i Policise së Shtetit është autoriteti më lartë ekzekutiv, administrativ e operacional dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e politikave, performancës, dhe objektivave të përcaktuara.
Atëhere Zoti Ministër, pse thoni se nuk e ke kuptuar?
Ligji të detyron ta thërrasësh Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë e ta pyesëh. Ai – thotë Ligji-, përgjigjet para Teje…Ju nuk e keni bërë. Pse? Ju keni shkelur ligjin. Pse? Ju duhet të shkoni në gjykatë. Kjo është vija e sjelljes edhe për Ju. Edhe mua më duket pa lidhje se pse nuk keni shkuar deri tani i pandehur! (Y. Dylgjeri)
Marrja me forcë për në komisariatin e policisë e lideres së partisë së dytë më të madhe opozitare mbetet hakmarrje e Edi Ramës, kur Ministri shprehet se nuk e dinte. Gjithashtu dhe një hakmarrje primitive ndaj Presidentit të Republikës.
Fakti që policia nuk merr urdhëra nga ministri brendshëm, por direkt nga kryeministri e tha pa dashje ministri në intervistë, sepse është guxim i madh policor të marrësh kryetaren e një partie të rëndësishme politike, ndërkohë që ajo as nuk po hidhte gurë mbi policinë, as nuk shau, as nuk shkeli asnjë ligj, por kishte dy netë që rrinte me artistët dhe shoqërinë civile te Teatri Kombëtar.
Pamjet janë regjistruar, janë në dosjen e opozitës, dhe kurdo që drejtësia do të veprojë, autorët e urdhërit do shkojnë në bankën e të akuzuarit.
Jo vetëm për këtë rast, por kryesisht për dhunën ndaj artistëve, gazetarit Lela, aktivistë dhe studentëve, gjyqi do jetë i hapur për publikun. Për korrupsionin në shëmbjen e Teatrit, për lidhjet me mafien të qeverisë.
Pas zgjedhjeve parlamentare, Edi Ramën nuk ka drejtësi që mund të hesht më. Edhe po iku Edi Rama në Francë apo në një ishull në Paqësor, siç po përgatitet, do ta gjejë Interpoli.
Në këtë Botë do paguhen të gjitha, ato ligjore dhe ato personale!