Pse u vra ambasadori rus në Ankara? Kulla dhe Myftaraj tregojnë arsyet

“Rendi i ri botëror dhe Rusia” është tema e sotme e emisionit Tonight Ilva Tare. Analisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla thotë se lufta në Siri nuk bëhet për demokraci dhe të drejtat e njeriut, por për interesa ekonomike siç janë gazsjellësit.

Ai thotë se Turqia ka lejuar në vijimësi dhe ka mbështetur rebelët në Siri, duke sqaruar gjithashtu edhe arsyen se pse u rrëzua avioni rus vitin e shkuar nga ana e forcave turke. Ndërkohë, Kastriot Myftaraj sqaron se pse u vra ambasadori rus në Ankara.

Pjesë nga bisedat:

Myftari: Vrasja ambasadorit kërkon që të qetësojë botën se nga Rusia nuk ka rrezik. Rusia ka një bazë të tillë që është shumë komode. Mesazhi ishte: mos kini frikë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kulla: Duke qenë se ka qenë me xhaketën e mbyllur, ka gjakderdhje brenda. Është njësoj si rasti i Sali Tivarit që bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë kuptuar se ishte vrarë me plumba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Myftari: Ai mori plumb në kokë. Unë mendoj se ai është vrarë. Asnjë fuqi e madhe nuk do të dëshironte të sajonte vrasjen e një ambasadori. Është goditje e rëndë për imazhin e një shteti. Nga pikëpamja, vrasja është e justifikuar. Ata që kanë bërë vrasjen më ngjan shumë me atentatin në Moskë të vitit 1918 të ambasadorit gjerman. Edhe ky mund të mos ketë një organizatë mbrapa. Dikush deshi t’ia mbyllë gojën.

Ky ambasadori që u vra ka qenë lobist i madh që Koreja e Veriut të pajisjet me armë bërthamore. Marrëdhëniet ruso-turke filluan të bëhen më të ngrohta që kur Putini pranoi atë që ja refuzuan Shtetet e Bashkuara Erdoganit projektin bërthamor në 2008-2009 që ta bënte Rusia. Ky ambasador është specializuar për të dhënë asistencë bërthamore nga Rusia për interesa gjeopolitike.

Kulla: Arsyeja e parë lidhet me atë që ndodhi në Aleppo. Do të kishte qenë e pamundur që të krijohet edhe ISIS-i edhe çfarë do lloj forme tjetër organizative ushtarake në terren kundër Assadit nëse Turqia nuk do t’i kishte toleruar. Nëse shërbimet turke nuk do të kishin ndihmuar. Nga kanë hyrë atë njerëz? Nga një kufi. Ka dhjetëra dëshmi të filmuara. Marrëdhëniet shkuan gati në marrëdhënie lufte kur ndodhi historia e avionit. Po ju them edhe arsye pse ndodhi rrëzimi i atij avioni.

Me paratë e një vendi arab të Gjirit, ishin blerë disa njësi antiraketore në Ukrainë dhe po transferoheshin drejt Sirisë për t’u dhunë këtyre forcave, rebelë. Këto raketa ishin të modelit të fundit dhe kishin ardhur në Turqi dhe po kalonin me kamionë drejt Sirisë. Avionët rusë ishin ngritur nga baza e Latakias për ta ndjekur këtë autokolonë për ta bombarduar. Në këtë moment janë ngritur avionët turq për të rrëzuar avionin. Presidenti Putin tha një shprehje: kjo është një thikë pas shpine e Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?