Pse Veliaj nuk shan më Metën dhe pse LSI nuk sulmon Kryebashkiakun!?
Të gjithë jemi dëshmitarë se si Erion Veliaj masakronte në fushatë e kudo në media, Presidentin Meta. Më kot të mundohesh të gjesh ndonjë fjalë pozitive te Erion Veliajt prej afro një viti për Kryetarin e Shtetit.
Sikurse nuk kishte deklaratë nga LSI ku nuk përmendej që kryebashkiaku i Tiranës po pastron paratë e mafies në Tiranë me ndërtime.
Por çuditërisht që prej pak ditësh lufta pushoi!
Erion Veliaj dhe Ilir Meta shkuan bashkë në Hungari. Fotot që dolën nga dyja palët ishin zyrtare dhe të ftohta, ku asnjëri nuk e nxirrte tjetrin bashkë.
Loja që të dukej sikur nuk komunikojnë dhe janë në gjendje lufte me njeri-tjetrin, u shkërmoq pas një fotografie e sjellë nga një pjesëtar takimi në Budapest, e cila është marrë pa lejen e tyre dhe që tregon afrimitetin mes tyre, ndryshe sa mashtrojnë publikun.
Është zhvilluar një takim mes tyre, dhe jo zyrtarisht siç ishte ceremonia. Por heshtin të dyja palët!
Se çfarë pazari u bë në Budapest pritet të ndihet në javët në vazhdim.
LSI nuk sulmon më Kryebashkiakun, por turret drejt kryeministrit. Veliaj nuk shan më Ilir Metën.
KOHA JONË SONDAZH

