Publikohet videoja e momentit të vrasjes së policit në Lezhë

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja e momentit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha. Sikurse shihet edhe nga pamjet në fillim është makina e policisë që ndalon në postbllok, ndërsa pas saj vjen makina ku qëndronte Aldi Rama dhe dy shokët e tij.

Në këtë moment i afrohet oficeri Saimir Hoxha, i cili i kërkon të dalë nga makina dhe ta kontrollojë, Ndërsa fjalët e Aldit ishin këto: ‘Unë nuk jam për t’u kontrolluar’ dhe e qëllon me dy plumba në gjoks. Aldi Rama merr drejtimin e makinës dhe i jep gaz për t’i larguar nga vendngjarja.

Në këtë moment dy oficerët e policisë qëllojnë drejt makinës me të cilën po arratisej Aldi Rama dhe arrijnë t’i shpojnë asaj gomat. Pavarësisht kësaj Aldi arriti që të arratisej 1 km nga vendi i ngjarjes dhe më pas lë makinën e arratiset në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy shokët e Aldit janë arrestuar në moment dhe kanë rrëfyer në polici se nuk kanë pasur dijeni se Aldi ishte i pajisur me armë, ndërsa theksojnë se nuk po lëviznin në atë zonë për çështje hashashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?