Pullë postare në nder të Emirit të Kuvajtit, Meta: Mishërim i miqësisë

Në fjalën përshëndetëse, Meta u shpreh se emetimi i pullave shqiptare me temë, “Emiri i Shtetit të Kuvajtit, marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt”, është i pari emision pullash në Shqipëri për nder të një personaliteti botëror në detyrë që bëhet për të vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajti Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah në botë dhe në veçanti për të shprehur mirënjohjen për rolin e tij të veçantën në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, një miqësi tashmë e konsoliduar midis dy popujve tanë. Meta deklaroi se ky vendim reflekton vlerësimin për rolin domethënës dhe fisnik ndërkombëtar të Emirit të Kuvajtit përmes veprave të tij humanitare dhe bamirëse, ndihmesës dhe kontributeve ndaj kombeve dhe popujve që vuajnë nga luftërat dhe katastrofat kombëtare.

Kryetari i Kuvendit theksoi se emetimi i kësaj serie pullash të veçanta, jo vetëm që nderon bujarinë, urtësinë, dhe arritjet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, por simbolizon gjithashtu miqësinë e sinqertë që ekziston midis dy popujve tanë e cila do të forcohet edhe më tej përmes konkretizimit të projekteve dypalëshe dhe investimeve kuvajtiane në Shqipëri në të ardhmen.

SHKARKO APP