”Punëtorë nga Afrika se shqiptarët janë dembelë”/Tavo: 600 mijë shqiptarë janë larguar nga Rilindja

Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo,  ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili sot tha se do të vijnë punëtorë nga Afrika se shqiptarët janë dembelë. Ai thotë se 600 mijë shqiptarë të larguar nga Rilindja. Thirrja e Tavos, është që ”t’i shporrim më 25 prill në emër të dinjitetit njerëzor që “Rilindja” e shkeli dhe e ofendoi për 8 vjet. Le t’i rikthejmë qarkut të Gjirokastrës dhe mbarë vendit dinjitetin dhe shpresën”.

Postimi i plotë

Mos pranoni t’ju fyejnë më.

Të rinj e të reja, familjarë të thjeshtë, socialistë e opozitarë, njerëz punëtorë e të ndershëm, 600 mijë shqiptarë të larguar nga “Rilindja,” ju kanë fyer vuajtjet, sakrificat dhe dinjitetin tuaj.

40% e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë dhe familjet e thjeshta janë në kushte mbijetese e ky sekt çnjerëzor e tallës fyen papunësinë dhe varfërinë tuaj.

T’i shporrim më 25 prill në emër të dinjitetit njerëzor që “Rilindja” e shkeli dhe e ofendoi për 8 vjet. Le t’i rikthejmë qarkut të Gjirokastrës dhe mbarë vendit dinjitetin dhe shpresën!

SHKARKO APP