Punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren pas reshjeve të rrëmbyeshme, Veliaj: Do t’ia dalim mbanë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna e që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren.

Veliaj u kujton qytetarëve që në rast nevoje të telefonojnë në numrat e urgjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëshqitje dherash, shembje toke, rrëzime pemësh dhe prezencë uji – këto jenë pasojat e reshjeve masive. Por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin dhe me pak ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake Tiranë, Zjarrfikëset e Urgjencat do ia dalim mbanë! Telefono 112 dhe ndihmë me zemër”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?