Putin jep urdher:Bashkepunoni me Francen kunder ISIS

 

Pritet një aleancë e madhe botërore kundër ISIS. Vladimir Putin i zgjat dorën e bashkëpunimit Francës, pas goditjes tragjike që pësuan mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris. Lideri rus ka dhënë urdhër njësive detare ushtarake që të nisin kontaktet me homologët francezë si “aleatë” kundër ISIS. Kështu është shprehur Putin në takimin me krerët e Frocave të Armatosura dhe ministrin e Mbrojtjes.

Lideri i Kremlinit e ka cilësuar si të “nevojshëm” koordinimin me forcat detare franceze duke parë edhe ardhjen e luftanijes më të madhe franceze, “Charles de Gaulle”. Duma ruse u ka kërkuar vendeve europiane dhe Amerikës të krijojnë një aleancë si ajo kundër Hitlerit për të fituar kundër së keqes së quajtur ISIS. Putin ka folur në telefon madje me Hollande duke folur për koordinimin e sulmeve dhe bashkimin e forcave kundër ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?