QARKU ELBASAN dhe rezultatet finale/ PS-ja fiton në 7-të bashkitë. Në Blesh socialisti fiton me 41 vota plus. Mariglen Disha shënon rekord

Në Elbasan ku edhe u votua në mënyrë elektronike, pas votimeve të 14 Majit, po në mbrëmje u mësua se kryetari dhe kandidati i PS-së Gledian Llatja që do të vijojë edhe një mandat të dytë katër vjeçar. PS-ja fitoi me mbi 35 mijë vota kundër rivalit, ish-deputetit Luçiano Boçi që mori mbi 27 mijë vota dhe është kandidati i vetëm i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ka arritur në këto rezultate.

Librazhd, kandidati i PS-së Mariglen Disha fitoi mandatin e parë me një fitore të thellë, me plot 10364 vota përballë rivalit të koalicionit të “Bashkë Fitojmë” Shefki Çota që mori vetëm 3557 vota.

Në Bashkinë Peqin mori fitoren socialisti, Bukurosh Maçi përballë përfaqësuesit të opozitës Mustafa Pashja. Maçi mori 6400 vota përkundrejt 4677 të rivalit Pashja.

Blesh, një zonë turistike që qeveria e ka reklamuar dhe mbështet rezultati është një lloj humbje, edhe pse kryetari dhe kandidati i PS-së, Arif Tafani siguroi një tjetër mandat, por diferencë 41 vota. Rivali nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi mori 4495.

Cërrik fiton PS-ja me kandidatin Andis Salla që mori 8444 vota, përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Servet Duzha që siguroi vetëm 3416.

Gramsh, ish-deputeti i PS-së Besion Ajazi fiton mandatin e parë nga fitorja me 6263 vota përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Hasim Çekrezi që mori 5629.

Në Bashkinë Përrenjas, Nuri Belba i PS-së fitoi me 6733 vota, teksa Suzana Topi e ”Bashkë Fitojmë” mori 4040 vota.

SHKARKO APP