Qëllohet me breshëri plumbash drejt “CFO Pharma” në autostradën Tiranë – Durrës (FOTO)

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” të biznesmenit gjatë natës së mbrëmshme.

Raportohet se në drejtim të godinës, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me breshëri plumbash.

Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO PHARMA” janë qëlluar rreth 20 plumba.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të natës.

Ndërkohë në pamje shihen shenjat e plumbave në fasadën e “CFO Pharma”.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë është evidentuar se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Blutë kanë sekuestruar dhe kamerat e bizneseve përreth.

SHKARKO APP