FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qendra kombëtare e monitorimit të trafikut, Rama: Akset rrugore kryesore do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e cila do të monitorojë 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. ”Do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, skuadra e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministrinë e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?