Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut: Nuk kemi parë aktivitet sizmik si ky në Shqipëri
Pas lëkundjeve të fundit, në një mesazh në Twitter Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) shkruan se prej vitit 2014, vit nga i cili aplikacioni i tyre në internet monitoron lëkundjet sizmike, nuk kanë parë një intensitet të tillë, brenda një rajoni të vetëm, si në rastin e Shqipërisë.
“Që nga fillimi i aplikacionit të fundit të tërmetit në 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon. Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt”, shkruhet në mesazhin e Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut.
Since the launch of LastQuake app in 2014, we've never witnessed such a high rate of felt earthquakes in the same region.
This is a very unnerving and difficult time for people affected by #AlbaniaEarthquake and our all toughts are with you. Stay safe— EMSC (@LastQuake) November 27, 2019
KOHA JONË SONDAZH

