Qëndrimet kundër draftit të tij për Asociacionin, Rama: Duan kushte për të folur si në llogore
Për reagimet e ndryshme për çështjen e draftit të përgatitur nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kreu i qeverisë i’u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve.
Sipas Ramës, ata që e shajnë këtë draft, pa e njohur, kanë frikë se humbin armikun që iu krijon kushte të flasin dhe të sulmojnë.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se askush nuk ka të drejtë të bërë propozime për statutin e Asociacionin përveç ekipit menaxhues të përbërë nga serbët.
Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!
— Edi Rama (@ediramaal) June 9, 2023
KOHA JONË SONDAZH

