Qëndrimi i çuditshëm nga Vuçiç: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Këtë të enjte, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, tha se vendi i ka përmbushur të gjitha detyrimet, dhe se e meriton liberalizmin e vizave.
Duket se të njëjtin mendim ndan edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës, ku çuditërish u shpreh pro.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç komentoi fjalën e presidentes së KE-së. Vuçiç tha se nuk është kundër që Prishtina të ketë një regjim pa viza.
“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëj. Nuk dua ta shpjegoj”.