Qeveria e Italisë: Shqipëria vend i sigurtë, mos kërkoni azil
Fluksi i shqiptarëve në BE për të kërkuar azil, ka prekur edhe Italinë. Për qeverinë italiane, të gjithë shqiptarët që do të mundohen të kërkojnë azil nuk do ta marrin këtë të drejtë dhe do të kthehen brenda 4 muajsh në vendin e tyre.
Në dekretin e fundit të miratuar nga qeveria italiane, Shqipëria është në 13 vendeve që tashmë janë shpallur vende të sigurta. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio është shprehur ekzaktësisht: ”Është e kotë të vini e të kërkoni azil, sepse në një mënyrë paqësore ne do të ju kthejmë sërish mbrapsh”.
Vendet e shpallura të sigurta nga qeveria italiane janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Ukraina, Algjeria, Maroku, Tunizia, Capo Verde, Gana, Senegali.