Qeveria jep lajmin: Hiqen vizat me Nikaraguan dhe Kirgizstanin

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Në mbledhjen u miratua në parim edhe marrëveshja me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

SHKARKO APP