Qeveria: Këtu mund të denonconi korrupsionin
Qeveria ka vendosur të hapë një portal të ri në internet, të quajtur stopkorrupsionit.al, ku secili mund të bëjë denoncimet e tij për korrupsionin.
Sapo futesh në faqe, e cila duhet thënë se nga pikëpamja e dizajnit ka shumë stil, të del përpara një dritare burgu.
Aty brenda janë fushat ku mund të denonconi nëse u kanë kërkuar ryshfet.
Pasi klikoni në një nga hapësirat, përpara keni një formular, i cili plotësohet online.
Si denoncues, mund të mbeteni anonim ose jo.
Pasi të dërgoni denoncimin, nuk dihet se çfarë ndodh.
Qeveria e ka quajtur fushatën korrupsJOn.
Para disa kohësh, diçka e tillë u bë me denoncimet online për korrupsionin në drejtësi, por denoncuesit rrezikuan që të kthehen në të akuzuar nga drejtësia shqiptare.
Shpresojmë që këtë herë të mos ndodhë kështu.
KOHA JONË SONDAZH

