Qeveria mbyll TikTok-un, Berisha thërret protestë kombëtare: Më 15 mars të gjithë në Bulevard

Sali Berisha thërret një protestë kombëtare, këtë herë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur zyrtarisht me 12 muaj rrjetin social TikTok. Teksa e cilësoi një akt censure, demokrati Berisha ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen kësaj proteste historike që do mbahet më 15 mars.

“Ftoj të gjithë të rinjtë, qytetarët, të nisim betejën për climin e tiktok më 15 mars, protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Një protestë ku do të kërkohet anulimi i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj gjimnazistët dhe prindërit të mos bëhen pjesë e mashtrimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me TikTok. Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTok, njëlloj si babai i tij firmosi varjen e Havzi Nelës. Protesta e të rinjve nga të katërt anët të mblidhen këtu”, tha Berisha.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore, ndërsa aksesi do të ndërpitet brenda javës. ”Kemi vendosur për mbyllje te përkohshme. Brenda pak ditësh ndërpritet aksesi. Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”, tha ndër të tjera ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?