Qeveria miraton udhërrëfyesin që garanton investimet e huaja në vend

Qeveria shqiptare  është e angazhuar për të krijuar një klimë të favorshme për investimet vendase dhe të huaja, të cilat kanë efekt pozitiv në ekonominë vendase.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit  udhërrëfyesin e politikës së investimeve të Qeverisë shqiptare, me qëllim nxitjen e investimev të huaja dhe rritjen ekonomike ne vend.

Sipas këtij vendimi , “Qeveria shqiptare për të nxitur dhe inkurajuar investimet në sektorin privat në vend, me qëllim përshpejtimin e rritjes dhe nxitjes së punësimit, si një ndër prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020, Strategjinë e Biznesit dhe Zhvillimit të Investimeve për periudhën 2014-2020, dhe duke synuar zbatimin e programit të reformave dhe  rritjen e përfitimeve për qytetarët shqiptarë ka përgatitur Udhërrëfyesin e politikës së investimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky udhërrëfyes parashtron parimet dhe disa prioritete të reformave për t’u zbatuar nga qeveria shqiptare për të mbështetur këtë objekti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbatimi i reformave të paraqitura në këtë udhërrëfyes synon tërheqjen e investimeve, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritjen e eksporteve dhe gjenerimin e punësimit.

Qeveria shqiptare synon:

(a) të garantojë një sistem efikas, efektiv dhe transparent për tërheqjen dhe kryerjen e investimeve;

(b) të përmirësojë dhe të modernizojë kuadrin ligjor për investimet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare;

(c) të promovojë zhvillimin dhe zbatimin e standardeve e të praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me investimet.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?