Qeveria nuk e beson akoma: S’ka qëndrim zyrtar nga Strasburgu për kandidaturat

Qeveria nuk e beson akoma se kandidaturat e saj për anëtarin shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut janë refuzuar nga ana e Strazburgut.

Burime nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur për Ora News “se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Strasburgut në raport me ngërçin në të cilën ndodhet procesi i përzgjedhjes së kandidatit shqiptar për anëtar të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. Në ditët e ardhshme pritet jo vetëm një qëndrim zyrtar i palëve, por edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren për të cuar përpara procesin.”

Ndërkohë më herët u tha se KIE ka refuzuar tre kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut. Kandidaturat nuk kanë arritur të kalojnë për votim. Ina Rama, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi nuk kaluan në Komisionin e seleksionimit dhe shkak janë çështjet proceduriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Secili nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës ka të drejtën të emërojë një gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procesi i përzgjedhjes së tyre përfshin dy hapa: fillimisht vendet anëtare përzgjedhin dhe i propozojnë Këshillit të Evropës një listë me tre kandidatë. Pastaj Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zgjedh prej tyre gjykatësin përkatës. Procesi i përzgjedhjes përfshin intervistimin e kandidatëve nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare. /Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?