”Qeveria po e dështon vetë sezonin turistik”, Vasili: Plazhet nuk mbushen me propagandë komuniste

Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili thotë se qeveria po e dështon vetë sezonin turistik me çmimet e larta të naftës dhe ushqimeve. Për të plazhet nuk mbushen me propagandë komuniste. ”Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike të Edi Ramës, që u mban logorene e tij injorante operatorëve turistike, për gjoja çmimet e tyre te larta. Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milionë euro më shumë nga taksat, që bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk bën asnjë lloj lehtësimi”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Plazhet e boshatisura kur jemi ne gjysmen e sezonit turistik akuzojne rende Qeverine. Tallja e Qeverise me cmimin e Naftes vazhdoi edhe sot duke e ulur ne menyre qesharake me 2 lek cmimin e Naftes, ndonese ne burse çmimi i naftes eshte aktualisht me i ulti i javeve te fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi i naftes vazhdon te jete shume me i shtrenjte se ne Maqedoni ku sot eshte vetem 190 lek litri. Asnje mase, asnje ulje taksash e tatimesh per Naften dhe ushqimet ne kete moment kritik te sezonit turistik, i cili po humbet dite te çmuara bosh, piketisht tani ne sezonin me te rendesishem turistik te vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria po e deshton sezonin turistik me vullnet te plote. Plazhet nuk mbushen me propagande idiote komuniste, por me krijimin e lehtesirave per te bere bisnes. Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike te Edi Rames, qe u mban logorene e tij injorante operatoreve turistike, per gjoja cmimet e tyre te larta. Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milion euro me shume nga taksat, qe bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk ben asnje lloj lehtesimi.

Deshtimi i sezonit do te thote varferi dhe deshperim per mijëra familje, qe e kane te lidhur jeten me te. Tra la latë vulgare me kenge e valle dhe ngopja me luge bosh nuk i japin zgjidhje deshtimit. Ulni taksat dhe tatimet qe turizmi te marre fryme dhe te krijoje te ardhura edhe per bisneset edhe per arken e shtetit. Turizmi sporadik i fundjaves nuk eshte sezoni turistik i vertete dhe me ndikim ne ekonomine e vendit dhe te familjeve shqiptare. Boll më me kete menaxhim te turpshem dhe shkaterrimtar te shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?