Qeveria premton paketë masash për mbrojtjen nga kriza energjetike

Qeveria do të shpalosë një paketë masash mbështetëse për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël, kjo për t’i mbrojtur nga kriza energjetike, që sipas tij pritet të prekë edhe vendin tonë.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, tha sot se kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup ndërinstitucional për të monitoruar çdo ditë situatën e energjisë.

“Shumë shpejt brenda javës kreu i qeverisë do të shpalosë vetë një paketë masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël. Por në nevojë të qetësimit të konsumatorëve, ju them se ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjet e vogla nga rritja e çmimeve”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ahmetaj theksoi ndër të tjera se është e pashmangshme që Shqipëria të mos preket nga kriza, e cila siç tha ka përfshirë gjithë botën dhe është një kombinim faktorësh gjeopolitikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv.kryeministri theksoi se nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke punuar për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji të vazhdueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?