Qeveria “Rama 3”, Balla: Do të ketë figura të reja. Në gusht mësohet se kush drejton Kuvendin

Pas fitores më 25 prill, në shtator formohet qeveria “Rama 3”. Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, thotë se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare, aty kryeministri do të vendosë se kush do ta drejtojë Kuvendin për 4 vitet e ardhshme.

Balla flet me bindje për përfshirjen e figurave të reja në kabinetin qeveritar. “Është kryeministri ai që do të vijë me propozimet e tij konkrete, të cilat ato duhet dhe gjithmonë kanë bërë një ndërthurje mes eksperiencave të konsoliduara dhe kontributeve të reja për ti dhënë qeverisë sa më shumë energji dhe sa më shumë grintë për të çuar më përpara një sërë reformash dhe për të startuar reforma të reja”,– tha për “Tv Klan”.

Nga ana tjetër, shtatori do të jetë muaji i nxehtë i politikës, që do të shtojë jo pak ethet e qeveritarëve aktualë, pasi zëra nga opozita flasin për protesta.

SHKARKO APP