Qeveria Rama 4? Kryeministri mban në ankth socialistët për qeverinë e re

Në ditën e fundit të korrikut, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën.

Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë, pasi ministrat janë të detyruar që të pushojnë në vend. Si të rinjtë socialistë, ashtu edhe të vjetrit, rrjetet sociale i kanë shfrytëzuar për punët e qeverisë, duke publikuar aksionet për lirimin e hapësirave publike deri tek menaxhimi i situatës me zjarret.

Sipas traditës politike, të majtët presin Asamblenë, e cila tani do të mbahet në fund të gushtit, ku kryeministri do të lajmërojë kabinetin Rama 4, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar. Deri në takimin e radhës, socialistët kanë nisur të bëjnë kalkulimet e tyre nëse angazhimi në parti mund të shpërblehet me një post në selinë e qeverisë, sidomos ata që nuk ja dolën të rinovonin mandatin e deputetit me 11 Maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite dhe Ogerta Manastirliu me 8 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?