Qeveria Rama, gati padia ndaj demokratëve për privatizimin e CEZ

Qeveria Rama do të padisë penalisht paraardhësit e saj demokratë, për shitjen e kompanisë së Shpërndarjes së Energjise Elektrike tek çekët e CEZ.

Lajmin e ka bërë publik vetë Kryeministri Rama, i cili teksa akuzon qeverinë Berisha se e ktheu në një pazar të madh privatizimin e kësaj kompanie, tha se ka orkestruar një sulm ndaj maxhorancës, për marrëveshjen e arritur me CEZ për të mbuluar të gjithë aferën korruptive që përmban shitja në Mars të 2009 e kompanisë shtetërore të Shpërndarjes së Energjisë.

Edhe sulmet e opozitës nga Ministrit të Energjitikës, i cili është kallëzuar nga KLSH për marrëveshjen me CEZ, që sipas Ramës, ishte një nga kushtet kryesore të FMN dhe Bankës Botërore, Kryeministri tha se janë pjesë e skenarit për të mbulur zullumet e qeverisjes së tyre 8 – vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë i ktheu përgjigje opozitës dhe për akuzat për tenderin e ndërtimit të godinës së re të OSHEE, duke i fajësuar për shpërdorim të parave publike, gjatë kohës kur drejtonin sistemin e shpërndarjes së energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aktivitetin e organizuar për të festuar 1 vjetorin e nisjes së operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Kryeministri tha se qeveria është pranë përmbushjes së një nga premtimeve kyçe të fushatës zgjedhore që e solli në pushtet në 2013, atë për uljen e TVSH se energjisë elektrike, por pa dhënë afate konkrete se kur ky premtim elektoral do të marrë jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?