Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës së Hidrokarbureve

Pas mbledhjes qeverisë Ministrja Ibrahimaj në një komunikim për mediat theksoi se sot është marrë vendimi për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi aktin normativ që parashikon një ndryshim në ligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut. Kategoria e bizneseve që preket nga kjo dukuri janë eksportuesit që punojnë me kontrata porositëse.

Do të shtyhet afati i kësteve të Tatimit mbi Fitimin për të gjithë periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm, ku bizneset mbyllin bilancet. Të gjithë subjektet eksportuese, nuk do të parapaguajnë këstet e tatim-fitimit, por do i paguajnë kur të mbyllin bilancet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka edhe disa masa të tjera, si rimbursimi i TVSH-së, që për eksportuesit do të jepet brenda një afati shumë më të shkurtër”, tha ministrja Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?