Qeveria shqiptare: Jemi përkrah Francës!

 

Në një reagim zyrtar të saj, qeveria e Shqipërisë ka reaguar mbi ngjarjet në Paris, ndërsa thekson se vendi ynë i dënon me vendosmëri sulmet ku humbën jetën dhe u plagosën qindra civilë të pafajshëm.

“Shprehim ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura nga keto akte barbare kunder lirise dhe paqes qe synojne te mbjellin terrorin ne zemer te Evropes. Shqiperia bashkohet me dhimbjen e popullit dhe qeverise franceze ne keto momente teper te veshtira, duke uruar sherimin e plote te plagosurve dhe tejkalimin sa me pare te kesaj situate. Qendrojme ne krah te Frances ne betejen kunder terrorizmit dhe kujtdo qe cenon vlerat tona të perbashketa,” – thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, qeveria njofton se është në kontakt të vazhdueshem me autoritetet franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘U bëjmë thirrje shtetasve shqiptare që gjenden në Francë, të zbatojnë me pëpikmëri instruksionet e autoriteteve franceze për menaxhimin e situatës’ – thotë ambasada në një njoftim.

Ndërkohë, ajo ka vënë në dispozicion për shtetasit tanë numrat e emergjences: +33 625 15 96 69 dhe +33 782 44 77 95

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?