Qytetarë të Tiranës, opozita ju bën thirrje dilni nga shtëpitë drejt bulevardit. Basha: Të gjithë sonte!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha u bëri një apel të veçantë qytetarëve të Tiranës që të dalin në protestë. “U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin në protestë. Sot është nata për të treguar se Tirana nuk bie”,- deklaroi Lulzim Basha.
Ndërkohë kryetarja e LSI dhe krejt ish-deputetët e kësaj force politike kanë bllokuar rrugën “Myslim Shyri” në shenjë proteste ndaj shembjes së Teatrit si dhe dhunës së ushtruar nga policia ndaj artistëve, qytetarëve dhe studentëve tani pasdite, të cilët janë arrestuar dhunshëm.
Sonte pritet që Bulevardi dhe sheshi para ministrisë së brendshme të mbushet nga populli opozitar dhe të pakënaqurit prej qeverisë dhe kryeministrit Rama.
“Aleanca për Teatrin” po vazhdon të bëjë thirrje që të rrëzojmë këtë krimi dhe të mafies. Mësohet se të gjitha rrugët që të fusin në kryeqytet janë bllokuar nga policia, por populli brenda këtij shtetrrethimi si Tirana dhe Kamza po vërshojnë drejt sheshit të para ministrisë së brendshme për tu bashkuar me ata që ndodhen në shesh.
Tani ka filluar përballja finale mes pushtetit të Edi Ramës dhe popullit.



KOHA JONË SONDAZH

