Qytetarët e Fierit u bashkohen familjarëve të Maetos në Gjykatë: Digjeni! Çfarë bën ky shtet, s’kemi siguri për jetën
Në gjykatë, familjarëve të Mateo Vasiut, u janë bashkuar edhe qytetarët e Fierit të cilët kërkojnë dënim me varje të Klodian Çalamanit, duke thënë se nuk kanë asnjë siguri për jetën.
“S’kam lidhje me personin, por më vjen inat se kam 3 fëmijë vetë. Ku jetojmë ne këtu zotëri, ça po bëhet këtu, unë jam qytetar fierak, digjeni, njëri përdhunon gocën, tjetri vret, këta po fusin njerëz të gjallë. Qytetarët të jenë këtu jo për PS dhe PD”.
“Ca bën ky shtet, s’kemi siguri për jetën. Unë kam nipër. Kemi ardhur kastile“, shprehen qytetarët.
Ndërsa një tjetër familjar, prind i një fëmijë 8 vjeç nuk ka mbajtur do lotët, ndërsa ka kërkuar që policia të largohet dhe të lejojë që drejtësia të vendoset nga familjarët.
“Do t’i lutesha policisë të rrinin pak më lirë dhe e dinim ne se çfarë bënim me të. Një djalë e kam 8 vjeç, në moshën e Mateso. Sot ta lerë në dorë të popullit dhe e rregullojmë ne. Policia të largohet. Duhet ta kishte ekzekutuar që mbrëmë. Shikoni tani, policia nuk lejon babain të futet brenda”, është shprehur një nga familjarët e pranishëm aty.
Ndërkohë familjarët dyshojnë se Çalamani mund të jetë në Gjykatë.