Qytetarët me Covid-19 dhe 25 prilli/Greta Meta: Kanë të drejtë vote, por ka mungesë vullneti

Deri më tani janë mbi 35 mijë shqiptarë të prekur nga Covid-19, dhe sipas KQZ-së nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesja ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta thotë se e drejta për të zgjedhur është e drejtë globale, e bazuar në konventa për të drejtat e njeriut.

Teksa solli si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi, ajo tha se votimi i të prekurve me Covid-19 është një proces plotësisht i realizueshëm, nëse do të kishte vullnet politik.

Sipas saj në kushtet kur ende nuk është bërë i qartë formati i fletës së votimit dhe një kohë që kemi të bëjmë me një sistem të ri zgjedhor, ku për të votuesi vihet të zgjedhë jo vetëm subjektin politik por edhe një kandidat sipas preferencave, procesi bëhet edhe më i vështirë.

SHKARKO APP