Qytetarët sfidojnë shiun, thirrje para Kryeministrisë: Ulni taksat dhe çmimet

Vijon prej orës 17:00 protesta e dytë nga qytetarët dhe e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve. Thirrja e qytetarëve është që qeveria ”Rama 3” të uli taksat dhe çmimet. ”Duam drejtësi sociale”, është thirrja e tyre po ashtu.

Mes protesteuesve është edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili është shprehur se nëse dalin ditë për ditë në protestë do të fitojnë mbi të babziturit. Ai shtoi se duhet të ngrenë zërin për drejtësi.

Ndërsa një tjetër protestues, tha se shqiptarët sot ”Qeveria reflektoi për energjinë, por jo për bukën, ushqimet e karburantet. Sot ne paguajnë koston e korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë”.

SHKARKO APP