Radiki grek, Aleksis Tsipras, më 18 dhjetor viziton Shqipërinë
Burime diplomatike thanë për ResPublica se kreu i të Majtës Radikale (Syriza) do të zhvillojë në Tiranë takime të nivelit të lartë, ku do të diskutohen marrëdhëniet shqiptaro-greke, por edhe situata në rajon.
Dy vizitat e fundit të presidentit Papulias dhe ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos duket se nuk i kanë zbutur qëndrimet e palës shqiptare lidhur me çështjen e kufirit detar, temë që po mban peng marërdhëniet mes dy vendeve.
Kësaj vizite do t’i paraprijë ardhja në Tiranë e ministrit grek të Arsimit, Çështjeve Fetare, Kulturës dhe Sportit, Andreas Loverdos më 19 nëntor, i cili do të diskutojë me ministren Nikolla çështjen e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë.
KOHA JONË SONDAZH

