Ragmi Mustafa: Rama të kërkojë të drejtat e shqiptarëve
“Mesazhet e Kryeministrit te Shqipërisë Edi Rama do te përçohen tek autoritetet e Beogradit posaçërisht tek homologu i tij Aleksandër Vuçiç se shqiptaret e Preshevës duhet te gëzojnë me shume te drejta sipas standardeve evropiane. Mesazhi me i mire i Kryeministrit shqiptar do te ishte qe, shqiptaret te gëzojnë po ato te drejta minimale qe gëzojnë serbet ne veriun e Kosovës.”
Por Mustafa dyshon se autoritetet serbe do te përpiqen ta zbehin vizitën e shefit te qeverise shqiptare ne Beograd dhe Lugine.
“Datat e vizitës se Kryeministrit shqiptar Edi Rama te caktuara nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç koncidojne me një feste shtetërore te Serbisë me date 10 dhe 11, gjë qe kryeministri serb do te përpiqet ne nje mënyrë te minimizoje ne pikëpamjen mediale prezencën e kryeministrit shqiptar ne Serbi, aq me tepër prezencën e kryeministrit shqiptar ne Lugine ditën e nesërme”.
Kryeministri Rama pritet të zhvillojë vizitën e tij në Serbi më datën 10 nëntor. Vizita u shty me kërkesën e palës serbe, pas dhunës qe shpërtheu ne stadiumin e “Partizanit” te Beogradit dhe luftës diplomatike qe shoqëroi situatën pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.