RAI mes trafikantëve në Shijak: Drogë, lekë, pushtet.. blerje votash. Prapë do blejmë zgjedhjet
Bandat e drogës dhe krimit janë kthyer në punë. Po përgatiten të blejnë votat prapë për llogari të pushtetit aktual në Shqipëri.
Televizioni publik Italian, RAI, në një infiltrim të gazetarëve të saj, tregon sesi i infiltruari i tyre kontakton me një trafikant droge dhe armësh në Shijak.
Media italiane e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e “Zërit të Amerikës”.
Gjatë bisedës së gazetarit me trafikantët të tërheqin vëmendjen fjalitë, ku flitet se si paratë e drogës janë përdorur për të blerë zgjedhjet e shkuara dhe sipas trafikantit, do të blihen edhe ato të ardhshme.
“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.
“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi? Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.
Pjesë nga dossieri italiane transmetuar në RAI:
Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.
(një person që bën gati një kllashnikov)
“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.
“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 400-500 euro copa në Itali”.
Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit të Durrësit dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekameran dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.
“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.
Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.
“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.
Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falenderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.
“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.
“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”
“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.
Pra ai e thotë se zgjedhjet do blihen prapë nga banda e tyre. “Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.
Ndaj opozita ka të drejtë që dorëzoi mandatet e deputetit dhe se nuk shkohet në zgjedhje prapë me Edi Ramën kryeministër, pasi bandat aty janë, presin një sinjal nga pushteti për të blerë në mënyrë masive votat.
E thonë vetë bandat! E tha dokumentari i RAI nga Shijaku.