Rama: 20 vjet që vij në Ditën e Verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me përplasjen mes simpatizantëve të PD-PS në Elbasan.

Në një postim në twitter, ai shkruan se “tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″!”

Rama thotë se simpatizantët e PD dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre.

Sipas tij, “kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!”

“Keqardhje e madhe për PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!” përfundon Rama.

SHKARKO APP