KRYEMINISTRI RAMA: 4200 TË PUNËSUAR PËR FAZËN E RE TË PUNIMEVE TË TAP
Nga Edi Rama.
Sot në çeljen e një faze të re të punimeve për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik, shtrimit të tubacioneve tokësore të rrjetit. Për këtë operacion të jashtëzakonshëm, që do të shtrihet në një gjatësi prej 215 km, numri i të punësuarve do të arrijë në 4200 persona. Deri sot, përmes punimeve të këtij projekti janë afër përfundimit 100 kilometra rrugë në zonat e Korçës, Çorovodës dhe Fierit; janë ndërtuar 2 ura të reja dhe janë rikonstruktuar 42 të tjera në komunitete të ndryshme. Nga nisja e punës, gazsjellësi pritet të rrisë Prodhimin e Brendshëm Kombëtar me 160 milion euro në vit, ndërsa ekonomia jonë në 20 vitet e ardhshme, vetëm nga ky projekt do të përfitojë mbi 1 miliardë euro. Me mbylljen e negociatave që qeveria po i zhvillon intensivisht me TAP, për të ndryshuar kontratën e firmosur qorrazi nga qeveria e kaluar dhe për të arritur që edhe Shqipëria të ketë përfitimet e saj direkte dhe simetrike njësoj si Greqia dhe si vendet e tjera, do të kemi gati dhe një tjetër përfitim të rëndësishëm financiar, në shërbim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore e sociale të zonave ku kalon gazsjellësi. Gjithashtu, me nxitjen e Shqipërisë në Procesin e Berlinit është hedhur një hap i mëtejshëm konkret, për të realizuar gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe lidhur përmes këtij rrjeti Shqipërinë me Kosovën. Ky degëzim në Kosovë dhe përfundimi i linjës së tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të krijojë përfundimisht, një hapësirë unike energjetike mbarëshqiptare, të integruar brenda rrjeteve energjetike ballkanike dhe europiane.




KOHA JONË SONDAZH

