Rama: 62,679 qytetarë përfshihen në Këshillimin Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook, ku tregon disa prej opinioneve të qytetarëve për Këshillimin Kombëtar, ku edhe thotë se 62,679 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre për 12 pyetjet.
“62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën e quajtur Këshillimi Kombëtar drejtuar qytetarëve për 12 çështje të cilat ai i quan të rëndësishme dhe kërkon opinionin e tyre.
Duke nisur nga ashpërsimi dënimit atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve dhe përsërisin dhunën në familje, legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, shtim ndëshkimi për kompanitë në evazion fiskal. Çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.